Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi komenton Kongresin e PS: Shpenzim marramendës, Rama urdhëroi punonjësit t'i bashkohen aksionit politik

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari i Përghithshëm i PD, Gazment Bardhi i ftuar në emisionin’ Kjo javë’  ka komentuar kongresin e sotëm të PS.

Bardhi e quan një shpenzim marramendës, që partia tentuan ta kthejnë në shfaqje.

Sipas Bardhit, edhe fjalimi i mërzitur i Ramës e tregon këtë. Sipas Bardhit, opozita është në rrugën e vet të drejtë, ndërsa regjimit të Ramës po i vjen fundi.

‘Kongresi sot ishte një shpenzim marramendës që nuk e arriti dot qëllimin propagadinstik, një mbledhje partia që tentuan ta kthejnë në shfaqje e nuk e bënë dot. Edhe fjalimi i mërzitur i Ramës e tregon këtë, e ktheu në fjalim urrejtje ndaj opozitës. Është nervoz dhe ka humbur prej kohësh qetësinë. Opozita është në rrugën e vet të drejtë. Nuk kemi nevojë të urdhërojmë punonjës të na bashkohen në aksionin tonë politik, sic bëri PS. As punonjësit e administratës nuk iu përgjigjën. Nga 16 shkurti është vrarë frika, regjimit të Ramës po i vjen fundi’, tha Bardhi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll