Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Bardhi ironizon Palokën: Nuk është roje i kasafortës, por moderon mbledhjet e Këshillit Kombëtar, me 11 dhjetor mund të ketë ndonjë miting, por jo…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për media ka ironizuar kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD, Edi Palokën.

Ai është shprehur se Paloka nuk është roje që të ruaj “kasafortën” me 2400 firmat për thirrjen e Kuvendin Kombëtar të PD, por që është personi që duhet të moderojë mbledhjet e Këshillit Kombëtar.

Ndër të tjera Bardhi u shpreh i sigurt se më 11 dhjetor nuk do të mbahet Kuvendi Kombëtar, por ndoshta ndonjë miting.

“Demokratët nuk i mbylli Edi Rama, kështu që nuk i mbyll dot askush. Po ti hapni letrat mund të shihni aty edhe emrat tuaj (iu referohet gazetarëve).

Do duhet të ndiqet procesi statutor, për mos e shndërruar pakicën në shumicë dhe për tu tallur me demokratët” tha ai

Paloka tha që PD nuk ka një protokoll?

“Kjo është një gënjeshtër PD është një institucion. Ka një zyrë protokolli dhe protokollohet cdo shkresë. Ka një zyrë dhe këtë e di shumë mirë Paloka sepse ushtron pozita shumë të larta. Kryetari  i Këshillit Kombëtar është një zyrtar i lartë i PD, nuk është as mbajtës i celsat të kasafortës dhe as roja. Drejton dhe moderon Këshillin Kombëtar.

Jemi të qartë se jeni dhe nuk ka asnjë njoftim për mbledhjen e Kuvendit. Mund të ketë një miting në 11 dhjetor, por Kuvend Kombëtar ka kur atë e thërret kryesia apo Këshilli Kombëtar”tha Bardhi ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img