Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky u fundit u shpreh për reportazhin e televizionit italian RAI 3 mbi mafien shqiptare dhe drogën se fjalët i merr era.
Përmes një statusi në Twitter, Bardhi shprehet se Prokurori i Antimafias Italiane dhe Karabinieria italiane nuk janë ‘llafe në erë’.
Sipas Bardhit, në Shqipëri është mbjellë 5 herë më shumë kanabis se vjet dhe nën drejtimin e Ramës vendi është kthyer në parajsën e krimit e organizuar.
Statusi i plotë:
Rai 3 ne listen e armiqve te jashtem te Edi Rames dhe Sander Lleshajt, bashke me Zerin e Amerikes dhe Bildin. Prokurori i Antimafias Italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Karabinieria italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Faktet e partnereve jane te pakundershtueshme!
Ne Shqiperi eshte mbjelle 5 here me shume kanabis se vjet. Shqiperia baze per kokainen kolumbiane dhe heroinen afgane. Krimi i organizuar ka mbeshtetje ne te gjitha nivelet e qeverise. Shqiperia nen drejtimin e Edi Rames eshte kthyer ne parajsen e krimit e organizuar.