Pas kallëzimit që Partia Socialiste bëri në SPAK për deputetin demokrat, Bledjon Nallbati, lidhur me ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në seancën plenare, ku ky i fundit sulmoi fizikisht deputetin socialist Vullnet Sinaj, edhe grupi i demokratëve kanë bërë lëvizjen e tyre.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, bëri me dije se ditën e sotme kanë depozituar në SPAK kallëzimin penal ndaj deputetit socialist, Vullnet Sinaj dhe se paralajmëroi se në ditët në vijim do të kenë kallëzime të tjera.
“Ne e kemi çuar në SPAK është prgjigje e kallzimit tonë ndaj deputetit të PD Sinaj për goditje për shkak të detyrës dhe shpërdorim detyre. Në ditët në vijim do të kemi kallëzime të tjera për deputetë të tjerë”, tha Bardhi.
Ndërkohë, më tej bëri me dije se do të vijojnë të mos lejojnë funksionimin normalisht të seancave plenare, derisa mazhoranca të marrë parasysh kërkesat e opozitës dhe të respektohen të drejtat kushtetuese të deputetëve të Partisë Demokratike.
“ Nuk ka për të funksionuar. As duam t’i zëmë karrigen Lindita Nikollës, por kërkojmë të drejtat tona të ushtrojmë mandatin që na i kanë dhënë qytetarët e ndershëm”, tha ndër të tjera deputeti demokrat.
Kujtojmë se ditën e sotme kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi njoftoi kallëzimin penal ndaj deputeti demokrat, Bledion Nallbati, pas episodit që ndodhi tre ditë më parë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku ky i fundit sulmoi fizikisht kolegun socialist Vullnet Sinaj.
Ai theksoi se socialistët nuk do të tolerojnë asnjë akt dhune, duke ftuar organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit.
Pjesë nga fjala e Bardhit:
Të respektohet e drejta kushtetuese e deputetëve të opozitës. Së dyti ka të bëjë me vijimin përmbushjen e një detyrimi që rrjedh nga disa raporte për realizimin e reformës zgjedhore, opozita e ka shpallur prioritet reformën zgjedhore dhe për këtë arsye kemi bërë propozimet tona për komisionin dhe mazhoranca duhet të respektojë të drejtën e opozitës që të përfaqësohen në komision me ato kolegë që ne duam të na përfaqësojnë.
Dhe së treti që është çështje ende më shumë flagrante ka të bëjë me një tallje ndërhyrje që kryetarja e parlamentit me urdhër politik të Edi Ramës bën në punët e brendshme të PD. Se kush është grupi parlament dhe se si e rregullojmë ne brenda nuk është puna e Edi Ramës as e kukullës së tij që e ka veshur si kryetare, por eshte manikin që zbaton porositë e Edi Ramës.
Dua të shpreh dhe njëherë vendosmërinë e grupit parlamentar të PD për mos vijim normal të Parlamentit, derisa opzitës ti respektohen të drejtat e saj dua të shpreh vendosmërinë time dhe të kolegëve të mi se mazhoranca ta harrojë që do kryejë veprimtari normale.
LEXO EDHE: Partia Socialiste çon në SPAK deputetin e PD: Sulmoi fizikisht kolegun Vullnet Sinaj!