Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Bardhi i përgjigjet Berishës: Babi i Zenit mund të kërcënojë këdo më kode mafioze, por mua jo

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Gazment Bardhin dhe Taulant Ballën, si dy bashkëpunëtorë që mbrojnë njëri-tjetrin për vrasjen e Pjetër Xhuvanit në Elbasan disa ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Deputeti Bardhi i është kundërpërgjigjur ashpër Berishës, duke i quajtur shpifje të gjitha akuzat e tij.

Ai e ironizon Berishën, duke i thënë se duhet të jetë më kreativ dhe se kodet mafioze të ngjashme, si të Ballës nuk funksionojnë me të.

“Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin! Ngushëllime SB për rënien e nivelit të shpifjeve! Herën tjetër pres të jetë më shumë kreativ dhe më pak kontradiktor me veten. Përgjegjësit nuk ndryshojnë sipas interesit politik të ditës të Ansamblit “Gërdeci”, shkruan Bardhi.

Më shumë




spot_img








spot_img