Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi i kërkon llogari Policisë: Pse shoqëroni anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së? Kemi lejuar të kontrollohen zyrat, s'po fshehim gjë

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi i kërkon llogari Policisë: Pse shoqëroni

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka shoqëruar nga oborri i selisë blu anëtarë të Këshillit Kombëtar e zyrtarë të PD. Ai tha para gazetarëve se shoqërimi i anëtarëve të Këshillit në Polici është një maskaradë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Janë ata poshtë. Ju më thoni se janë ata lart. Ata janë shefat. Policia e shtetit hyri në rol.  Më duhet të marr informacion nga policia pse po ndalohen anëtarët e Këshillit Kombëtar në oborrin e Partisë Demokratike. Çdo person që ka qenë brenda selisë ka kaluar në një procedurë verifikimi dhe është kontrolluar fizikisht.

Në përfundim të veprimeve nga prokuroria janë kontrolluar edhe zyrat e deputetëve. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe i kemi lejuar t’i kontrollojnë edhe pse pa autorizim. Lanë disa policë në oborr dhe dua t’i pyes Sokrat Turtulli që është shoqëruar në polici dhe kryetari i PD Durrës Luan Hoti. Pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër të Edi Ramës?", u shpreh Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll