Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi i jep çakmakun, Noka ndez flakadanin, ç’ndodhi sot në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi i jep çakmakun, Noka ndez flakadanin, ç’ndodhi sot

Ashtu si dhe pritej deputetët e mazhorancës kanë miratuar në vetëm pak minuta kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mes tymuesve dhe flakadanëve deptetët e mazhorancës kanë votuar me 75 vota pro duke i hapur kështu rrugën SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, nga masa “detyrim paraqitje” me “arrest me burg” ose “arrest shtëpie”.

Seanca e sotme, ashtu si edhe seancat e muajve të fundit ka nisur me tensionee dhe debate mes deputetëve të përjashtuar dhe gardës që nuk i lejon që të futen në Kuvend.

Pas debateve dhe përplasjeve jashtë Kuvendit, disa nga deputetët u futën në seancë për të vazhduar tashmë aty “zhurmën”. Deputetët e opozitës ndezën flakadanë duke mbushur kështu seancën me tym.

LSA ka kapur disa momente pikante, ku shihet kreu u grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi teksa i jep çakmakun deputetit Flamur Noka, ky i fundit ndez flakadanët.

© Credits lsaphoto.com

[gallery columns="2" size="medium" ids="768578,768579"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese