Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi: Do të kallëzojmë në SPAK Lindita Nikollën

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi: Do të kallëzojmë në SPAK Lindita Nikollën

Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se gardistët ditën e sotme gjatë seancës plenare kanë qenë të armatosur.

Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat bëri me dije se për këtë arsye Partia Demokratike do të kallëzojë në SPAK kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, për shpërdorim të detyrës.

Gjithashtu, ai ka komentuar dhe lajmet që po qarkullojnë përgjatë orëve të fundit nëpër media se pas përfundimit të seancës plenare, në ambientet e Kuvendit ka shkuar prokurori i SPAK. Bardhi uroi që ky lajm mos jetë i vërtetë, pasi në të kundërt do të jetë shqetësuese dhe një humbje e madhe besimi ndaj këtij institucioni.

Më herët u raportua se një prokuror i SPAK dhe dy oficerë të BKH shkuan në ambientet e Kuvendit, pas ngjarjeve të regjistruara paraditen e sotme ku njëjtë si seancat e kaluara dhe seanca e sotme plenare u zhvillua mes kaosit, zhurmës dhe përplasjeve mes deputetëve.

"Gardistët  ishin të armatosur është shkelje flagrante me ligjin dhe për këtë arsye do të depozitojmë kallëzim në SPAK për Nikollën për shpërdorim të pastër të detyrës. Kam lexuar sot edhe disa raportime uroj shumë që mos jenë të vërteta nuk di nëse janë lajm të konfirmaura që në seancën në sallë ka shkuar një prokuror i SPAK. Uroj shumëqë ky mos jetë një lajm i ëvretë, se nëse është i vërtetë do të ishte shqetësim mbi besueshmërinë e SPAK.

 Deputetët kanë të drejtë të protestojnë, deputetët kanë kryer veprime në kushtet e filmimit nga dhjetëra kamera. Ne i presim prokurorët të shkojnë në zyrat e Ramës dhe minsitrave ku vidhen miliona euro nga buxheti i shtetit, kjo është arsyeja se ne i kemi ushqyer besim SPAK, jo të kthehet në një institucion qesharak që shkon të rregullojë karriget në sallën e seancave plenare. Dua te theksoj se është një lajm i pakonfirmuar dhe një keqkuptim i mediave, se nëse është e e kundërta do të ishte shqetësuese, një humbje e madhe besimi ndaj SPAK", tha Bardhi.

Paraditen e sotme, ashtu si dhe deputetët e opozitës kishin paralajmëruar më herët, nuk lejuan zhvillimin normal të seancës plenarë. Ata ndezën flakadanët, gjithashtu nuk munguan as përplasjet fizike mes deputetit socialist Xhemal Qefalia dhe deputetëve të PD Xhelal Mziu dhe Edmond Spaho. Zhurma nuk u ndal asnjë sekond, pasi deputetët përplasinin duar mbi tavolina, ndërsa në një moment Ervin Salianji ndezin edhe flakadan blu.  Një gardist ka arritur t’i heqë nga dora Salianjit flakadanin, ndërsa ky i fundit tentoi ta godiste me karrige.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese