Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.6kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Bardhi dhe Tabaku kërkojnë dorëheqjen e Bashës dhe largimin e Berishës: Demokratët duhet të bashkohen, se janë në luftë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, ka kërkuar nga Lulzim Basha që të bëjë një hap pas në qëndrimin e tij, si një mënyrë për të bërë bashkë demokratët. Në mbledhjen që po mbahet prej paradites së sotme në PD, Bardhi ka thënë se edhe Berisha duhet të largohet.

“Na duhet nje zgjidhje qe qeteson demokratët, se jemi ne gjendje lufte dhe qe i ben bashke demokratet. Pra, vendimi per Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Ketu kemi qene te gjithe dhe e kemi mbeshtetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund te jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet te jete e plote, afatgjate”, ka thënë Bardhi ndër të tjera.

“Vendimin e 9 shtatorit e mbeshtes sa te kem fryme jo per shkak te karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Per shkak të atij vendimi partise iu shpall lufte. Jemi ne gjendje lufte dhe po e demton PD ne syte e opinionit publik. Per të ndalur gerryerjen e partise, e vleresoj qendrimin tuaj per t’u vendosur ne dispozicion te grupit dhe kryesise per te gjetur nje zgjidhje.

Nje hap pas i juaji qe merr me vete edhe Sali Berishen, i hap rrugen nje procesi bashkimi eshte shansi vetem per t’i dhene mundesi PD. Ne muk mund te improvizojme. Sepse rrezikojme te copezohemi akoma me shume.

Ajo qe propozon Dashi duhet te marre dhe miratimin e pales tjeter. Na duhet nje zgjidhje qe qeteson demokratët, se jemi ne gjendje lufte dhe qe i ben bashke demokratet. Pra, vendimi per Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Ketu kemi qene te gjithe dhe e kemi mbeshtetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund te jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet te jete e plote, afatgjate. Eshte nje rruge per t’u testuar per te sjelle demokratet ne pushtet”, është shprehur Bardhi.

Gaz Bardhi përmend deklaratën e deputetit Dashnor Sula, i cili ka folur para tij në mbledhje dhe i ka vendosur një ultimatum Bashës. Ai ka kërkuar që kryetari të japë dorëheqjen, ose ai do të largohej nga grupi i PD. Në këtë linjë ka qenë dhe nënkryetarja Jorida Tabaku, e cila ka kërkuar n jë hap pas nga Lulzim Basha.

“Ne nuk mund të jemi parti zyrash. Në ccdo mbledhje, kam kërkuar që të mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam në politike për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerëzit. Unë jam gati të ik dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por përgjegjshmëri.

Nuk është karriera individuale në lojë, as e Bashës, e Joridës. Është PD në lojë. Secili duhet të kalojë mbi vete dhe të shohim cili është ky hapi përbashkues.

Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë sesi faktorët në PD të bashkohen dhe ne të ecim përpara. Besoj se ne duhet të ishim sot në proteste. Ata presin që ne të jemi përballë Edi Ramës, jo njeri-tjetri. Na kanë votuar për alternativë qeverisëse dhe ne duhet të jemi një alternativë e tillë”, ka thënë ndër të tjera Jorida Tabaku.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img