Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Bardhi dhe Noka përplasen për zyrën e protokollit në PD, Sekretari i Përgjithshëm: Të ftoj ta vizitosh! Deputeti: Nuk bëj çfarë thua ti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zyra e protokollit në PD është kthyer në një “mollë sherri” mes mbështetësve të Lulzim Bashës dhe atyre të Sali Berishës.

Deputeti Flamur Noka në emisionin “Kjo Javë” u shpreh se në PD nuk ka një zyrë protokolli, por menjëherë në lidhje telefonike ka ndërhyrë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili e ftoi Nokën që të shkojë dhe ta vizitojë zyrën e protokollit në selinë e Partisë Demokratike.

Pjesë nga debati:

Noka: Nuk ka kishte marrë mendja që do hiqeshin pika të ndryshme në nenin për mbledhjen e Kuvendit. Në PD nuk ka zyrë protokolli. Ne nuk mund t’i dorëzojmë firmat tek sporteli. Pse e bëmë ne këtë? Vetem për transparencë i dorëzuam tek i vetmi instuticion i ligjshëm, Kuvendi Kombëtar. Ata kanë firmosur për shkarkimin e Bashës dhe Bardhit, nuk mund t’i çoj t’i verifikojnë ata.

Bardhi: Nuk është çështje versionesh. Nuk ka zyrë protokollesh të regjistrohet në QKR. PD ka zyrë protokollesh. Noka e di shumë mirë këtë. Çdo letër protokollohet në zyrën e protokolleve. Noka e di procedurën si mblidhet Kuvendi Kombëtar. Kjo është çështje statuti dhe nuk ka lidhje as me QKR dhe as me ndonjë instuticion tjetër. PD është institucion, ku vulosen dhe protokollohen shkresa. Çdo shkresë që hyn merr një numër protokolli. Kush ka interes e ftoj nesër të vizitojë ambientet. Nuk ka ndryshuar statuti. Nenet janë identike me atë të 2009-ës.

Noka: Nuk ka asnjë nen që firmat duhet t’i çohen firmat sekretarit. Ju duhet të sqaroni demokratët se nuk keni një rregullore të organizimit të saj.

Bardhi: PD ka një numër punonjësish të saj dhe çdo detyrë ndahet mbi bazën e detyrave që janë. Zonja përveç detyrës së sportelistes është edhe protokolliste.
Noka: Ajo nuk është protokolliste. Unë nuk flas kot. Nuk ka asnjë zyrë protokolli.

Bardhi: Zonja është ngarkuar që në qeshor me detyrën e specialistets së protokollit.

Nëse ka zyrë protokollesh a i çon firmat atje?

Noka: Unë bëj çfarë thotë statuti, jo çfarë thotë Gazi.

Bardhi: Nëse Noka do të kishte pas interes do të kishte dash dialog në Kuvfend do të kishte ndjekur procedurën që ai vetë e ka thënë më 29 tetor. Kryetari nuk ka folur për përjashtime, por mbrojtje të interesave të PD. Nëse dikush e dëmton atë interes, rregullat e statutit do të duhet të zbatohen. Situata e krijuar në PD në këto mkoment është duke i shërbyer Edi Ramës. Kemi 2 muaj që merremi me njëri-tjetërin ndërkohë që duhet të merreshim me Edi Ramën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img