Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi dhe Noka njëzëri: Rama e thirri për ndihmë, Begaj ministri i ri i propagandës

Shkruar nga Newsbomb

Fjala e Presidenti Bajram Begaj që ishte lajmëruar se do të mbante në nisje të seancës së parë parlamentare për vitin 2024, u anulua për shkak të moslejimit nga ana e grupit të “Rithemelimit”.

Pas përfundimit të seancës e cila sërish zgjati jo më shumë se 10 minuta, Flamur Noka foli i pari në një mënyrë duke zëvendësuar Sali Berishën.

Noka e cilësoi Begajn si shërbëtorin e ri të Edi Ramës dhe se shkoi në Kuvend jo për të qetësuar situatën, por si Ministri i ri i propogandës së qeverisë Rama.

“Presidenti erdhi si shërbëtor i përulur i Edi Ramës për të bekuar ndryshimet e ligjit që dhunon opozitën, ndryshimet e ligjit që i heq opozitës çdo të drejtë kushtetuese. Erdhi si një ministër propagande.

Sot Presidenti i Republikës u pa qartë para gjithë shqiptarëve se nuk është faktor bashkues dhe siç e thotë kushtetuta, unitet i kombit, por erdhi si ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktutaturës dhe për mbylljen e çdo hapësire lirie dhe kushtetuese për opozitën.

Sot Edi Rama vetëm e thelloi skandalin e opozitës, sot presidenti ishte vetëm një faktor destabiliteti me sjelljen e tij dhe asgjë tjetër më shumë.

Pra këto janë të gjitha arsye plus që opozita do të vazhdojë aksionin dhe mosbindja civile është zgjidhja e vetme për të shpëtuar nga zgjedha e këtij regjimi kriminal.” – tha Noka.

Flamur Noka

Të njëjtin qëndrim mbajti dhe kreu i Grupit, Gazment Bardhi. Edhe Bardhi akuzoi Presidentin se erdhi si një i verbër para mosfunksionimit të Kuvendit.

“Edi Ramës i jepet pushteti në tavolinë, nuk ka sistem proporcional. Ripërsëritja e një skenari që opozitarët e kanë parë në vitin 2020.

Sa i takon seancës së sotme, u njohëm përmes medias që Presidenti do jepte një mesazh. Zyrtarisht Presidenti është njoftuar se Kuvendi prej 3 muajsh nuk funksionon normalisht për shkak të mohimit të të drejtave tona.

Presidenti nuk është zgjedhur tani, ai nuk ka ardhur në disa sesione parlamentare për t’iu drejtuar Kuvendit. Ky ishte një provokim i ulët i presidentit të Republikës. I bëj thirrje të heqë dorë si i njëanshëm dhe vartës i mazhorancës dhe të respektojë kolltukun e Kreut të Shtetit. Nëse zoti Begaj zgjedh të sillet si vartës i Edi Ramës, atëherë ai do të trajtohet si i tillë nga opozita”, 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese