Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi dhe grupi i tij “tradhtojnë” Berishën, s’marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme Kuvendin Kombëtar të PD, ku kërkoi votëbesimin për t’u zgjedhur kryetar i PD-së edhe pse pa vulë.

Berisha u fut në sallë nën shoqërinë e bashkëshortes, Liri Berisha dhe vajzës së tij, Argita Malltezi. Ish-kryeministri u ul në sallë afër “besnikëve” të tij si Flamur Noka, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Jozefina Topalli etj.

E teksa kamerat kapën praninë e mbështetësve të Berishës, nuk ka rënë në “sy”, kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe mbështetësve tij. Edhe se Bardhi, mbështetësit e tij dhe grupi i Berishës, njëzëri kanë protestuar në Kuvend dhe Komisionet Parlamenatre, duket se nuk kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e këtij Kuvendi.

Berisha ne Kuvendin Kombetar Berisha ne Kuvendin Kombetar

Por jo vetëm Bardhi, figura të tjera të njohura si Jorida Tabaku, Ferdinand Xhaferaj, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj, nuk janë kapur nga kamerat në këtë Kuvend Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha.

Më herët Ervin Salianji edhe pse nuk ishte pjesë e kuvendit, reagoi duke përcjellë një mesazh, teksa shkruante se është e nevojshme t’i hapet rruga më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë.

Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten! Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme! Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot! Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë”, shkruan Salianji në postimin e tij.

Në Kuvendin Kombëtar, ku morën pjesë 1203 delegatë u bë votëbesimi i kryetarit të PD, teksa pritet gjithashtu edhe miratimi i një rezolute se si do të vijojë më tej aksioni opozitar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese