Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi dhe Boçi thirrje Bashës: Reflekto për rolin e opozitarit dhe na u bashko

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi dhe Boçi thirrje Bashës: Reflekto për rolin e opozitarit

Teksa Kunvendi pritet të hapë dyert ditën e hënë për seancën e parë plenare për vitin 2024, deputetët demokratë janë me synime të qarta. Arresti i ish-kryeministrit Sali Berisha në shtëpi, nuk i pengon deputetetët që të thurrin skenaret e radhës në kuadër të aksionit të tyre opozitar i cili ka filluar prej muajsh tashmë.

Në një intervistë për Report Tv, politikani Gazment Bardhi ka lënë të kuptohet se janë të hapur për një bashkëpunim me Lulzim Bashën. Ai tha se jo vetëm Basha, por të gjithë kolegët të cilët e çmojnë veten në opozitë kanë detyrim që si fillim të bëhen bashkë me opozitën në betejën kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

“Zoti Basha dhe cilido prej kolegëve nëse e çmojnë veten në opozitë, kanë detyrimin të jenë së bashku me ne kur ne bëjmë betejë për komisione, reformën zgjedhore, apo kur bëjëm betejë që bashkarisht kemi propozuar në Kuvend. Mungesa e tyre kur ne jemi në aksion për të drejta kushtetuese të opozitës, apo propozimi I një ligji që do ta kishte zili edhe Edi Rama (dënimi i shpifjes) në vend që të jetë krah deputetëve të opozitës kur ne denoncojmë, propozon ligj që deputetët e opozitës të dënohen me dy vite. Uroj që në 2024 t’i përgjigjet atij mandati opozitar që ka marrë si përfaqësues i popullit opozitar”, tha Bardhi.

Teksa më tej vijoi duke theksuar se ditën e hënë parlamentit deputetët e opozitës do t’i drejtohen me synim të qartë. Mungesa e Breishës në Parlament sipas Bardhit nuk do pengojë opozitës që të kryejë përgjegjësitë e veta kushtetuese.

 “Nuk ka për të patur normalitet të punës në Kuvend. Sepse normaliteti nënkupton që maxhoranca të kryejë detyrën e saj pa penguar opozitën të kryejë përgjegjësitë e veta kushtetuese. Nuk besoj që mungesa e Berishës do ta pengojë, por mungesa e Berishës dhe çdo deputeti të opozitës në aksion ka rëndësinë e vet. Do ta vlerësojmë në mbledhjen e grupit parlamentar nëse sjellja jonë do të jetë e njëjtë, pra për të pamundësuar seancat normale, apo a do të kalohet në hapa të tjerë përshkallëzues të aksionit të opozitës”, pohon ai.

Ndërkohë, sa i përket deklaratës së Bardhit për bashkim me Bashën, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi pohoi se diskutimet janë intesive për një bashkim të të gjithë opozitës për zgjedhje.

Po punohet për një proces bashkimi jo vetëm brenda PD, por edhe në pjesën e partive të opozitës, që janë të gatshme të bëhen pjesë e këtij fronti dhe të aksioni opozitar, jo thjeshtë zgjedhor, por edhe aksionit që pararend situatën zgjedhore. Bisedimet dhe procesi vazhdon. Aktet e bashkimit do të zbardhen dhe do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Ky bashkim është konkret, fillimisht brenda nesh dhe më pas edhe për të ftuar të gjitha partitë opozitare me të cilët përfaqësuesit e PD-së janë bisedime intensive”, tha Boçi.

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese