Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Bardhi denoncon Nokën: Ndryshoi version për procedurën! Sali Berisha t’i mbajë hallet në shtëpi jo në PD

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i PD, Gazment Bardhi ka bërë thirrje që firmat e mbledhura nga delegatët për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të dorëzohen në zyrën e protokollit.

Bardhi tha se këtë procedurë e përkrahte edhe Flamur Noka disa ditë më parë, por kur vunë re se s’po arrinin të mblidhnin firmat e duhura, sipas Bardhit “blenë kasafortë dhe mbyllën vullnetin e pakicës brenda saj”.

Bardhi thumboi edhe Sali Berishën, duke thënë se kush ka halle personale “duhet t’i mbajë në shtëpinë e tij, dhe jo në shtëpinë e demokratëve”.

Pjesë nga deklarata e Gazment Bardhit:

Nëse delegatët e Kuvendit kanë nënshkruar për mbledhjen e Kuvendit, zëri i tyre do të dëgjohet. Prandaj përsëris thirrjen time, nxirrini firmat nga kasaforta. Jepini mundësi demokratëve të shprehin në transparencë të plotë vullnetin e tyre.

Ne nuk fshihemi dhe nuk veprojmë në ilegalitet, është krenari e Shqipërisë PD-ja, dhe nuk mund të tallet askush. Rregullat janë zyrtarisht. Do të duhet të dëgjohet zëri i çdo demokrati, qoftë ky edhe zëri i pakicës së pakicës.

U mbyll vullneti i një pakice në kasafortë dhe me ta po bëhet shoë. Janë tallur edhe me atë pakicë që besuan. Procedura duhet të ndiqet sipas statutit të PD. Sipas rregullave të PD. Ju ftoj të ndiqni edhe një herë procedurën, jo atë që ka shpjeguar dje, por atë që ka thënë në 29 tetor Flamur Noka. Nëse dikush ka halle personale, t’i mbajë në shtëpinë e tij, jo në shtëpinë e demokratëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img