Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi, Bylykbashi dhe Vasili dalin bashkë në konferencë: Tani që kërkuam hapje 100% të listave, Ramës i ka ikur gjuha, doli zbuluar

Shkruar nga Newsbomb
Bylykbashi, Bardhi, Vasili

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, bashkë me Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin e LSI kanë dalë në një konferencë për shtyp lidhur me hapjen e listave.

Sipas Bardhit, "maska e Edi Ramës tani ka rënë" pasi PD ka kërkuar hapjen 100% të listave pa prekur koalicionet.

“Maska e Edi Ramës ka rënë. Sipas Ramës 100 deputete i zgjedh kryetari dhe 40 populli.

Si një humbës dhe frikacak po përpiqet të zhbëjë marrëveshjen e 5 qershorit me pretekstin e hapjes së listave. Tani i ka ikur gjuha, doli zbuluar para qytetarëve dhe partnerëve si mashtrues dhe frikacaku më i madh në vend. Tani e shohin të gjithë që hapja e listave ishte lojë për të dëmtuar koalicionin opozitar”, tha Bardhi.

“Në parim një kryeministër bashkë me ca të tjerë që vidhnin votën e qytetarëve, u bënin presion, e shisnin e blenin, s’mund të flisnin në emër të tyre. Por ky ishte pazar brenda parlamentit. Donin të heqnin koalicionet sepse kalicioni opozitar është fitues”, tha ndërkaq Vasili.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu