Nëpërmjet këtij reagimi në rrejtin social “X” Gazment Bardhi thotë se vendimi i Kuvendit sot për Berishën është anti-kushtetues dhe se është miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova. Lexo edhe: Berisha i “zhveshur” nga imuniteti, Bardhi: Vendim i miratuar vetëm me votat e Ramës Por ndryshe nga e Hëna kur dhe u mblodh Këshilli i Mandateve ku i hapën rrugë Spak- ut për arrestimin e Berishës, Bardhi këtë të enjte ka dalë në rrugë pasi duhet të shkonte në seancën plenare. I vetmi veprim i Bardhit në mbështetje të revolucionit të mbështetësve të Berishës jashtë dhe brenda ambienteve të Kuvendit ishte çakmaku që i dha Flamur Nokës për të ndezur flakët e zjarrit.1/2. Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) December 21, 2023




Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll