Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Bardh Spahia: Refuzimi i Ramës për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore është pabesi ndaj banorëve të Shkodrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

aedff59dc884faafbf2531643d99c24a

Ish-deputeti i PD-së për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar i revoltuar lidhur me situatën aktuale në qytetin verior, si pasojë e shirave të dendur dhe motit të keq.

Shkodra është përmbytur dhe mijëra hektarë janë nën ujë, ndërsa banorët ndodhen në një vështirësi të madhe për të kryer nevojat e tyre të përditshme. Shumë persona nuk kanë shkuar në punë e shumë fëmijë nuk kanë frekuentuar shkollën.

Bardhi thotë përmes një shënimi në facebook se Baashkia po bën çmos për përballimin e situatës, ndërsa refuzimi i Ramës për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore është pabesi ndaj banorëve të Shkodrës.

Shënimi i plotë

PERMBYTJET PO PROVOJNE PABESINE DHE PAPERGJEGJSHMERINE KRIMINALE TE EDI RAMES NDAJ SHKODRES!

Ka një situatë të agravuar të përmbytjeve në Shkodër për shkak të reshjeve që vijojnë dhe situata nuk po njeh përmirësim.

Pushteti vendor në Shkodër po bën maksimumin për t’u qëndruar banorëve pranë por është lënë I vetëm nga qeveria.

Refuzimi i Edi Ramës për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore është pabesi ndaj banorëve të Shkodrës.

Janë mbi 4 mijë hektarë tokë e përmbytur dhe uji sic shihet nga pamjet e sotme ka hyrë brenda në qytet. Kjo është situata që Edi Rama refuzon ta konsiderojë! Ai refuzon të ndërhyjë për të ndihmuar në një situatë të tillë.

Në 8 vitet e rregjimit të tij, Shkodra nuk ka njohur mbështetje por vetëm denigrim nga qeveria e situata mbetet e njëjtë edhe sot, kur banorët kanë më shumë nevojë se kurrë për mbështetjen e qeverisë e cila paguhet me taksat e tyre për t’u kujdesur për ta!

Shikoji këto pamje Edi Rama! Situta nuk pret: shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse e ke detyrim njerëzor, e jo përmbushje e mllefit të verbër nga refuzimi politik që të ka bërë gjithnjë Shkodra! #ShkodraNukHarron

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img