Hapësire reklamuese

Politikë

Bardh Spahia publikon të dhënat e sistemit Alert: Koronavirusi ka qarkulluar që në janar. Kujtoni fluksin e qytetarëve në QSUT. Tamponët nxorën...

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Ish-deputeti i PD Bardh Spahia

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka publikuar disa të dhëna që sipas tij tregojnë se covid-19 ka qarkulluar që në janar në vendin tonë.

Spahia duke iu referuar të dhënave të sitemit Alert për rastet e gjendjeve virale me temperaturë të lartë deri në 2 Mars 2020, thotë se për më shumë se gjysmën e pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në QSUT, tamponët kanë nxjerr se simptomat kanë qenë “jo grip stinor”.

“Shikoni tabelat zyrtare të sistemit alert për rastet e gjendjeve virale me temperaturë të lartë deri në 2 Mars 2020. Të gjithë i mbajmë mend edhe raportimet mediatike për fluks e rradhë të gjata jo vetëm në QSUT. Nga tamponët e realizuar në këta pacientë me gjendje febrile, plot 62.5% rezulton JO grip stinor? Po atëherë cfarë është kjo gjendje me temperaturë të lartë e simptoma të ngjashme me gripin, por e ekzaminuar si JO grip?”, shkruan ndër të tjera ish-deputeti demokrat Bardh Spahia.

SHKRIMI I PLOTË – TABELAT:

TJETER FAKT SE COVID-19 ESHTE PIKASUR NE JANAR NE SHQIPERI

Ja një tjetër fakt që provon dyshimet e forta se Covid-19 është shfaqur që në Janar. Shikoni tabelat zyrtare të sistemit alert për rastet e gjendjeve virale me temperaturë të lartë deri në 2 Mars 2020. Të gjithë i mbajmë mend edhe raportimet mediatike për fluks e rradhë të gjata jo vetëm në QSUT. Nga tamponët e realizuar në këta pacientë me gjendje febrile, plot 62.5% rezulton JO grip stinor? Po atëherë cfarë është kjo gjendje me temperaturë të lartë e simptoma të ngjashme me gripin, por e ekzaminuar si JO grip?

Natyrisht që nuk duhet të jesh mjek që t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje! Por pyetja më e madhe është se cfarë ka bërë ISHP dhe autoritetet e tjera shëndetësore dhe qeveritare përballë asaj pyetjeje? Nuk e kanë vrarë mendjen të zbulojnë se cfarë është ai lloj virusi me simptoma aq të spikatura? Neglizhencë nga paaftësia? Apo dikush u ka mbyllur gojën dhe kanë vazhduar si të mos kishte ndodhur gjë, edhe pse pasojat e Covid-19 në Kinë ishin headlines botërore?

Përsëris thirrjen drejtuar mjekëve, që bëjnë pjesë në komitetin e ekspertëve, që të shprehen mbi këto fakte që dalin për ditë! Ka qenë paaftësi apo bindje e verbër politike?

95632150_2604052789922105_6167303343174582272_n.jpg


95441491_2604052816588769_3453412323144761344_n.jpg

95143061_2604052853255432_2586411842314174464_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu