Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Bardh Spahia pranon humbjen ndaj PS: E keqja fitoi një betejë, por lufta vazhdon!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet në listën e PD-së për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia ka marrë mbi 7200 vota në këto zgjedhje, por duke qenë se nuk ishte në listën e sigurtë të kryetarit të partisë dhe nuk mundi të thyejë herësin, nuk do të jetë deputet në parlamentin e ardhshëm.

Spahia me anë të një shënimi në Facebook e pranon humbjen ndaj PS-së, por i premton gjithë mbështetësve të tij që lufta ende vazhdon.

Në një status të gjatë në rrjete sociale, mjeku Spahia falenderon çdo qytetar që e mbështeti gjatë kësaj fushate intensive dhe shumë energjike.

Shënimi i plotë i Bardh Spahisë

MIRENJOHJE DHE RESPEKT!

Në pamundësi për t’ju falënderuar fizikisht secilin nga ju, dua t’ju shpreh mirënjohjen time me zemër për mbështetjen e pakursyer, që më dhatë në garën e 25 Prillit. Ajo mbështetje, që e kam ndjerë në vazhdimësi ndër vite kudo, që nga njerëz të njohur e panjohur në rrugët e qytetit tim, tek komshinjtë në lagjen time ku u rrita, tek të rinjtë e të rejat e deri tek miqtë e shumtë në rrjete sociale, është përgjegjësi dhe motivimi im për të qenë zëri juaj i pakompromis, në emër të Partisë Demokratike, në Kuvendin e Shqipërisë.

Mirënjohje për ekipin energjik e të motivuar, që punoi me mua ditë pas dite e pa orar, për të përcjellë projektin tonë të ndryshimit për Shqipërinë. Kam marrë mbështetje, por edhe kam mësuar shumë prej të rinjve të talentuar të qarkut tonë, njohje të hershme apo të reja, të kthyera tashmë në miqësi që do vijojë të forcohet.

Zhvilluam një betejë, të cilën e kishim fort për zemër, e të cilës i dhamë gjithë energjinë, përvojën, përkushtimin, por sidomos pasionin për të bërë më të mirën për Shkodrën tonë.

Falenderime nga zemra edhe për miqtë, kolegët mjekë, personalitete të fushave të ndryshme, e të njohurit e shumtë brenda e jashtë vendit, që edhe duke mos qenë banorë të Shkodrës, më inkurajonin me vëmendjen e tyre sistematike gjatë kësaj fushate.

Falenderime për familjen time, që më ka mbështetur pa kushte dhe me pasionin, përkushtimin dhe besimin e palëkundur në vlerat dhe aspiratat e Partisë Demokratike, të trashëguar nga një traditë e gjatë, e qëndrueshme dhe e pandryshueshme.

Falënderoj gjithashtu komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe përfaqësuesit e PD, për impenjimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve e netëve të lodhshme. U jam pafundësisht mirënjohës!

E keqja fitoi një betejë, por lufta vazhdon! Unë do të jem gjithmonë aty për Shkodrën tonë, për Shqipërinë!

Ju falem të gjithëve,

Bardh Spahia

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img