Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Bardh Spahia akuzon Ramën: Premtimi për rritjen e pagave është mashtrim, me ne rrogat do jenë 1200 euro në muaj për mjekët dhe 700 për infermierët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ca8ed267968288016e29ebbc6ce0e08b

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka akuzuar kryeministrin Rama se premtimi për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve ishte thjesht një mashtrim.

Ai e krahason këtë premtim të Ramës me premtimin për listat e hapura, duke i quajtur të dyja mashtrime të kryeministrit.

Ndërkohë Spahia ka thënë se PD ka një projekt konkret për rritjen e pagave, dhe me ardhjen në pushtet do të bëjë që mjekët ta kenë pagën 1200euro/muaj, ndërsa infermierët 700 euro/muaj.

Postimi i Bardh Spahisë:

EDI RAMA NJEH VETEM MASHTRIMIN.

Premtimi për rritje pagash për mjekët i Edi Ramës është njësoj si premtimi për listat e hapura: mashtrim.

Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka për të patur rritje të vërtetë pagash për mjekët. Deklaratat e Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit për rritjen e rrogave të mjekëve janë zgjatje e agonisë së një pushteti të kalbur, gati për t’u shembur në 25 Prill.

Ka një muaj që flasin për rritje pagash, por nuk kanë asgjë konkrete, sepse modeli i vetëm i Edi Ramës është mashtrimi! Po i mashtron mjekët dhe infermierët njëlloj siç mashtroi shqiptarët për shëndetësi falas.

PD ka një projekt konkret për rritjen e pagave, 1200 euro/muaj për mjekët, 700 euro/muaj për infermierët. Është një nga projektet tona më të rëndësishme për t’u dhënë shqiptarëve një sistem shëndetësor, që punon për ta, jo për një grusht njerëzish.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img