Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Bardh Kadilli thotë se do jetë në të dy Kuvendet, Salianji quan “tollovi” atë të Berishës: Data 11 dhjetor është një miting

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Numërimi mbrapsht ka filluar dhe demokratët janë para dilemës së madhe nëse do të shkojnë në Kuvendin e datës 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Berisha, dhe ku pritet të merret një vendim për kryetarin Lulzim Basha. Apo do të jenë në Kuvendin zyrtar të datës 18 dhjetor të thirrur nga Basha.

Fatbardh Kadilli thotë se do të jetë në të dy Kuvendet, për demokratët, as për Bashën e as për Berishën.

Fatbardh Kadilli: Unë do të jem në të dy, apo të tre Kuvendet ku mblidhen demokratët, po ka një Kuvend me demokratë unë do jem se s’bën. Unë nuk shkoj si mbështetës i Berishës më 11 apo i Bashës më 18 por shkoj si mbështetës i demokratëve dhe si një njeri që dua t’u shpalos një vizion krejt të ri demokratëve, si në njërin Kuvend dhe në tjetrin, sepse unë nuk i ndaj dot demokratët në ca të Bashës dhe në ca të Berishës, po i ndamë kështu demokratët jenë më pak se sa janë sot. Kjo gjendje që ne kemi sot lidhet me atë se çfarë duhet të kishim zgjidhur më 26 Prill, jo me atë që filluam më 10 shtator. Ata që filluan më 10 shtator, filluan se ju prek Berisha. Unë dhe ata që filluan me 26, filluam se u prekën parimet dhe standardet e demokracisë në një parti.

Ndërkohë, deputeti Ervin Salianji e quan “tollovi” Kuvendin e thirrur nga Berisha. Ai i bindur thotë se 11 dhjetori do të jetë një miting.

Ervin Salianji: Data 11 dhjetor është një miting. Padyshim që Berisha është një njeri që ka mbështetje në PD. Nuk do të thotë se mbushja e sallave tregon mbështetje. Mbështetja tregohet përmes institucioneve. Data 11 do të shihet se është një miting. Të gjitha firmat nëse janë apo jo, futen në një procedurë të caktuar. Nuk e mohoj se ka mjaft delegatë që kanë firmosur një dokument të caktuar që u është vënë para, por delegatët nuk janë me vetëpërcaktim. Këto firma duhet të kalojnë nga një procedurë e caktuar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img