Hapësire reklamuese

Politikë

Bardh Kadilli shkund Kuvendin e demokratëve: PD nuk ka nevojë për heronj! Nëse zëvendësojmë Bashën me Berishën, mashtrojmë veten (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Bardh Kadilli shkund Kuvendin e demokratëve: PD nuk ka nevojë për

Demokrati Fatbardh Kadilli ka lexuar një fjalim të fortë në Kuvendin e Sali Berishës, që po mbahet aktualisht në Tiranë. Ai është shprehur se ndryshimi i PD është një sfidë e vështirë që së pari kërkon ndryshimin e mendësisë së demokratëve.

Stadiumi ishte plot gjatë këtyre deklaratave, aty ishte dhe ish-kryeministri Berisha që kamerat e fokusuan disa herë.

Nga platforma në mes të stadiumit "Air Albania", Kadilli është shprehur se demokratëve u mungon kultura e lirisë dhe demokracisë, shkruan newsbomb.al. Ai i quajti deklaratat për Lulzim Bashën "me pengje e tradhëti" si shpikje për të shmangur gjendjen e vërtetë ku ndodhet PD.

"Sfida e të gjithëve ne sot është se edhe Sali Berisha nuk mund të jetë mbi parimin e kryetarit që humbet zgjedhjet nuk zgjidhet më në krye të partisë. Rregulli kryetari që humbet nuk vjen në krye të partisë duhet të fillojë të zbatohet me Lulzim Bashën por dhe mbi Sali Berishën.

Vetëm nëse edhe Basha dhe Berisha përjashtohen nga e drejta për të garuar për kreun e partisë ne do të kalojmë provën e seriozitetit të projektit të ndryshimit që shpallëm sot.

PD nuk ka nevojë për heronj. Ajo ka nevojë për liri dhe mundësi për të gjithë. PD duhet të heq dorë nga modeli i udhëheqësit të fortë, udhëheqësi që vendos për gjithçka dhe për gjithkënd. Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën, kemi mashtruar vetën dhe gjithë botën", u shpreh Bardh Kadilli ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Fatbardh Kadillit:

Ndryshimi i partisë sonë është sfidë e vështirë. Kërkon ndryshim të mendësisë tonë. Jemi ne që ia lamë partinë Lulzim Bashës, ta uzurponte për interesat e tij personale. Prej javësh është trumbetuar një histori tjetër me Lulzim Bashën, një histori me tradhëti, me kapje, me pengje. Por kjo është shpikje arsyesh për të shmangur arsyen e vërtetë të gjendje ku kemi arritur, mendësinë dhe kulturën parademokratike, politike dhe shoqërore.

Ne na mungon kultura e lirisë dhe demokracisë, prandaj dalja nga një gjendje nuk kërkon një votim të radhës. Duhet të jemi të zot të flakim tutje mendësinë e përkuljes. Nuk ka statut partie që ndalon kontrollin e partisë nga kryetari nëse nënshtrimi është në mendësinë tonë.

Të shkruash në statut se: kryetari humbës duhet të largohet. Është vetëm një gjë në letër.

Vetëm nëse besojmë vërtet te ky parim, vetëm nëse besojmë se askush nuk duhet të jetë mbi këto parime, vetëm atëherë do të kemi një Parti Demokratike. Kjo është prova e vërtetë. Nuk është prova për të ndryshuar statutin, por prova për të treguar se statuti nuk është copë letër, por një gjë e shenjtë mbi këdo.

Sfida e të gjithëve ne sot është se edhe Sali Berisha nuk mund të jetë mbi parimin e kryetarit që humbet zgjedhjet nuk zgjidhet më në krye të partisë. Rregulli kryetari që humbet nuk vjen në krye të partisë duhet të fillojë të zbatohet me Lulzim Bashën por dhe mbi Sali Berishën. Vetëm nëse edhe Basha dhe Berisha përjashtohen nga e drejta për të garuar për kreun e partisë ne do të kalojmë provën e seriozitetit të projektit të ndryshimit që shpallëm sot.

PD nuk ka nevojë për heronj. Ajo ka nevojë për liri dhe mundësi për të gjithë. PD duhet të heq dorë nga modeli i udhëheqësit të fortë, udhëheqësi që vendos për gjithçka dhe për gjithkënd. Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën, kemi mashtruar vetën dhe gjithë botën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll