Ish-Presidenti i SHBA, Barack Obama, është infektuar me koronavirus, ndërsa bashkëshortja e tij Michelle ka rezultuar negative në testin e COVID-it.
Lajmin e ka bërë vetë me dije Obama, i cili thotë se ndihet mirë, teksa u kërkon qytetarëve që të vaksinohen.
“Sapo rezultova pozitiv me COVID. Unë kam pasur një gërvishtje në fyt për disa ditë, por ndihem mirë. Michelle dhe unë jemi mirënjohës që jemi vaksinuar, dhe ajo ka rezultuar negative. Është një kujtesë e mirë që, edhe me kalimin e rasteve, duhet të vaksinoheni dhe të rivaksinoheni nëse nuk e keni bërë tashmë për të ndihmuar në parandalimin e simptomave më serioze dhe transmetimin e COVID-it tek të tjerët”, shkruan Obama.