Kryeministri Edi Rama është takuar sot me një përfaqësi të banorëve të “5 Majit”, të cilët po protestonin dhe vazhdojnë ende para Parlamentit. Kanë qenë tre gra që kanë folur me Ramën, mes tyre dhe nënë Liza që është bërë simbol i protestës.
Rama tha se kishte arritur dakordësi me banorët, ndërsa nën Liza pas takimit tha se nuk e besonte “gjallë” kryeministrin.
Të dy dolën në një deklaratë për mediat, ndërsa më vonë një nga banoret që ishte në takim ka publikuar një video brenda sallës. “Kryeministri nuk na dëgjoi. Regjistroi për vete dhe nuk na ka bërë asgjë”, dëgjohet të thotë banorja.