Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
80 %
1.5kmh
0 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
9 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Banorët u ngritën sot në protestë, hiqen një ditë pasi u vendosën barrierat metalike te “Pushimi i shoferit” në Lushnjë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ditë pasi u vendosën nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, barrerat metalike në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” në Lushnjë, janë hequr. Lajmi bëhet me dije pak minuta më parë.

Ndërkohë, më hertë gjatë paradites së kësaj të shtune banorët e zonës janë ngritur në protestë dhe kanë kërkuar gjetjen e një zgjidhje, ose në të kundër të hiqeshin barrierat. Për 20 minuta, aty janë krijuar radhë kilometrike mjetesh, por pas ndërhyrjes së Policisë banorët u larguan.

I ashtuquajturi “kryqëzimi i vdekjes” në auostradën Lushnjë-Fier u vendos të mbyllej dje me barriera metalike nga autoritetet për shkak se ajo ishte një nyjë e zezë dhe aty ishin bërë shumë aksidente.

Mirëpo, banorët e zonës protestuan për shkak se duhet të bënin20 km më shumë që të futeshin në autostradë. Ata duhet të shkonin disa kilometra mbapsht në drejtim të Fierit që të futeshin në autostradë dhe më pas të kthehen në drejtim në Lushnjës.

Ky shqetësim i banorëve duket se ka bindur autoritetet dhe mesditën e sotme ka nisur heqja e barrierave nga autostrada, në të ashtuquajturin “Pushimi i shoferit”. Për këtë reagoi dhe deputeti i PD Saimir Korreshi, i cili kërkoi nga ministria që të ndërtohej mbikalimi.

Ky kryqëzim ka shërbyer si nyjë lidhëse nga autostradë në drejtim të qytetit të Divjakës si dhe nga autostrada në njësitë administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë, Fiershegan e më tej për në Kuçovë e Berat, pas bllokimit nuk kishte rrugë alternative.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img