Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Banorët thyejnë sërish rregullat, tjetër zarf i zi në Big Brother

Shkruar nga Newsbomb
Banorët thyejnë sërish rregullat, tjetër zarf i zi në

Vetëm pak orë para nisjes së spektaklit, një zarf i zi ka mbërritur sot në shtëpinë e të Big Brother Vip 3.

Zarfi i zi do të thotë se një apo disa nga banorët kanë shkelur rregullat e lojës dhe për këtë do të ketë një dënim. Dënimi mund të përfshijë edhe përjashtim nga loja.

Zarfi i zi do të lexohet gjatë spektaklit sonte, i cili nis në orën 21:00. Teksa nuk e dinë se çfarë përmban zarfi të gjithë banorët janë në ankth, por një gjë dihet se diçka kanë bërë banorët, dhe për këtë Vëllai i Madh ka marrë vendim, të cilin për ta zbuluar mesa duket duhet të presim spektaklin.

Kujtojmë që ditën e djeshme një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e madhe. Zarfi ishte për Ilnisën e cila kishte thyer rregullat duke fikur disa herë mikrofonin.

Për këtë arsye si dënim, Ilnisa do të ishte e padukshme për banorët. Banorët duhet të mos kishin asnjë komunikim me Ilnisën, me pak fjalë Ilnisa do ishte e padukshme për ta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese