Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Banorët ‘spiunojnë’ 34 vjeçarin nga Vora, Policia i kontrollon shtëpinë dhe makinën: Gjen drogë e para

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c953750490b8eae4983898b2f7e04b35

Një 34 vjeçar është arrestuar nga Policia në Vorë, pasi nga kontrolli që i është bërë shtëpisë së tij dhe makinës me të cilën udhëtonte, janë gjetur sasi të caktuara droge dhe para.

Sipas Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga qytetarët se një shtetas posedonte në banesën e tij dhe në automjetin me të cilin qarkullonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi I. M., 34 vjeç, banues në Vorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike resinë (nënprodukt i kanabisit), një peshore elektronike, një shumë parash dhe një aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img