Hapësire reklamuese

Aktualitet

Banorët që preken nga “Unaza” shkojnë tek ARRSH dhe kërkojnë informacion, protestuesi paralajmëron: Nëse s'zbatohet ligji do marrim masa ekstreme

Shkruar nga Newsbomb
Banorët që preken nga “Unaza” shkojnë tek ARRSH dhe

Banorët e Laprakës që preken nga projekti i Unazës janë ngritur sërish sot në protestë dhe kanë shkuar para Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ata kanë kërkuar informacion në lidhje me këtë projekt, teksa thanë se nuk do të pranojnë banesa sociale.

“Asnjë objekt nuk do të cenohet, deri në momentin e përfundimit të trajtimit të çdo pronari pasurie. Kjo është e sigurt, sepse nuk ka ndodhur në asnjë projekt. Nëse ka një banor, se është cenuar, ka gjithë të drejtën ligjore të vijë të ankohet. Ne si subjekt që ndjekim punën në terren, marrim masa ndaj kontraktorëve, por nuk besoj ta bëjë ndonjë kontraktor këtë. Deri në momentin e trajtimit sipas ligjit të pronarëve, nuk ka për t’u cenuar askush, sepse do merren të gjitha masat për t’u trajtuar të gjithë. Unë kam për detyrë t’iu sqaroj për ligjin e shpronësimit, për të tjerat bëni një kërkesë me shkrim. Unë kaq e kam përgjegjësinë time. Unë jam sektori për shpronësime, mirupafshim” tha punonjësi i ARRSH.

Ndërsa një nga protestuesit u shpreh “Vijnë dhe shënjojnë banesat me të kuqe, ky ishte shembulli parë. Hapat e radhës duam të shohim edhe VKM, nga mezi i javës se kështu është tradita. Dhe në bazë të asaj do të veprojmë. Dhe nëse ligji nuk zbatohet dhe ne do kemi masat ekstreme por demokratik, mund të ngrihemi në grevë në protestë, por të shkojmë edhe poshtë shtëpisë së tyre. Kanë nisur protestat që më 4 shtator dhe kemi kërkuar cdo ditë që të ja japin informacion. Banese sociale askush nuk do të pranojë, që është që kurrë nuk mund të trashëgohet”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.