Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Banorët në Delvinë të harruar nga shteti, mbledhin 13 milionë lekë dhe bëjnë rrugën e fshatit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kalasa është një fshat me 500 banorë, 20 km larg Delvinës. Banorët atje ndër vite janë ndjerë të harruar e braktisur nga qeverisja vendore e qendrore, pa rrugë dhe kushte që mund t’ju lehtësojnë jetesën dhe komunikimin me zonat e tjera.

“Po nuk pati rrugë, nuk ke jetë. Nuk kishe ku të varrosje njeriun e vdekur, nga balta, nga plehrat”, ka thënë një prej banorëve për Ora News.

Kilometra rrugë në brendësi të fshatit ishin të shkatërruara, duke e bërë gati të pamundur lëvizjen e mjeteve, dhe të vështirë për këmbësorët. Në raste sëmundjesh apo urgjencash të tjera, thonë se rrezikonin jetën. “Që nga maja e malit do zbrisnim ne qendër, se vetëm atje kishte makina”, shton një tjetër.

Herë pas herë kishin kërkuar ndërhyrje nga bashkia e Delvinës e cila siç thonë nuk u përgjigj kurrë. Ndaj u bënë bashkë dhe e gjetën vetën zgjidhjen e hallit që i vështirësonte jetën. Me 13 milionë lekë rregulluan rrugët dhe vunë ndriçim.

“Kanë kushtuar të gjitha 13 milionë lekë. Të gjitha të dala nga emigrantët dhe fshatarët.”

Fshati nuk është braktisur nga banorët, dhe ka kultivim të madh të agrumeve. Autostrada e re Kardhiq-Delvinë presin tu çojë zhvillim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img