Hapësire reklamuese

Aktualitet

Banorët e Rinasit në protestë, reagon kreu i ARRSH: Ja kur do të kemi zgjidhjen përfundimtare

Shkruar nga Newsbomb
Banorët e Rinasit në protestë, reagon kreu i ARRSH: Ja kur do

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ka reaguar pas protestave të mbajtura prej dy ditësh kundër vendimit të ARRSH-së që vendosi që rruga e Rinasit të bëhej vetëm me një sens lëvizjeje.

Në një deklaratë për mediat Berberi theksoi se kjo është zgjidhja e duhur, duke shtuar se mbas përfundimit të sezonit do të ketë një zgjidhje përfundimtare për këtë situatë.

“Kemi bërë një zgjidhje të mirë të lëvizjes së trafikut. Pengesat më të mëdha janë për ata që humbin avionin duke lejuar përdorim një sens. Ka rrugica që mund të përdoren nga komuniteti aty për të lëvizur. Ka fluks trafiku per shkak te turisteve te shumte, do shtohet me 30% fluksi.

Mbas sezonit do ketë zgjidhje definitive. Nuk do zgjerohet rruga, por po punojmë për të pasur një rruge alternative që presim ta përfundojmë deri në përfundim të sezonit. Tenderi për rrugën alternative do hapet këtë muaj”, tha Berberi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu