Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Banorët e Paskuqanit dhe Laprakës takim me Ballukun: Shqiptarët janë të barabartë, kërkojmë dëmshpërblim të drejtë, do të ketë protesta nëse….

spot_img

Lajme të ngjashëm

Banorët e zonës së Paskuqanit dhe Laprakës ditën e sotme kanë zhvilluar një takim në Ministrinë e Infrastrukturës ku kanë diskutuar dhe me ministren Belinda Balluku sa i takon shembjes së banesave.

Në një prononcim për mediat banorët u shprehën se kërkesa e tyre ligjore është që dëmshpërblimet ndaj banorëve të prekur nga projekti i Unazës së Madhe të jenë të unifikuara.

Ata paralajmëruan se nëse do të ketë pakënaqësi do të dalin në protesta masive.

“E kanë mundësinë për të devijuar rrugën ne Paskuqan por zgjedhin të shkatërrojnë hallexhinjtë. Kërkesa do bëhet me shkrim për propozimet tona. Nuk kemi kërkuar lëmoshë te qeveria, nuk është vetëm ky projekt janë dhe të tjera. Unifikim për dëmshpërblim sepse shqiptarët janë të barabartë.

Na vjen keq për disa personalitete të larta që nxjerrin dhe fjalë ofenduese. Do vazhdojmë me kërkesat tona ligjore, se njerëzit mbetën nëpër gjykata. Ça të drejte gjen aty, janë hallakatur në mënyrë të tmerrshme.

Maskaralliku vazhdon, nëse mbani mendon gjobën ndaj Loretës 2 3 milionë, Ka shkuar vendimi i prishjes shoqëruar me gjobë dhe IMT ja ka nisur këtë shkresë. Thuajse 11 milionë lëkë, pas 30 vitesh ndërtim pa leje. Patjetër do ankimohet, po paligjshmëria e insittucioneve po ndiqet po nga paligjshmëria. Mirë që të le në qiell të hapur por të fut dhe një gjobë dhe të pret këmbët”, u shpreh një qytetar.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img