Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Banorët e Mirditës ngrihen në protestë, kundër ndërtimit të HEC-it; kërcënojnë për bllokimin e “Rrugës së Kombit”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang të Njësisë Administrative Fanë, Bashkia Mirditë ditën e sotme kanë zhvilluar një protestë kundër ndërtimit të një HEC-i dhe të një fabrike uij në pronat e tyre.

Bëhet me dije se banorët janë mbledhur pranë Tunelit të Thirrës me pankarta në duar dhe më pas kanë marshuan drejt kantierit të ndërtimit.

Edhe disa ditë më parë qytetarët u ngritën në protestë, ku u shprehën se ndërtimi i këtyre veprave jo vetëm se dëmton drejtpërdrejt pronat e tyre por ka edhe ndikim shumë të madh negativ në ambient.

Ka pasur edhe momente tensioni mes protestuesve dhe policisë, të cilët janë përpjekur t’i shpërndajnë.

Banorët janë shprehur se nëse nuk do të ketë një përgjigje nga qeveria atëhere do të bllokojnë rrugën e Kombit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img