Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1kmh
20 %
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
25 °
E enjte, 1 Qershor, 2023

Banorët e “Mangalemit” në rrugë me fëmijët/ “Tirana Administrim” vendos tarifa abuzive për ashensorët, nuk zbaton as urdhrin e Policisë së Tiranës (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Banorët e kompleksit “Mangalem” në Tiranë ndodhen prej orësh në kaos, pasi kompania që ka marrë në administrim godinat e tyre ka vendosur tarifa dhe rregulla të reja, pa lajmëruar më herët rezidentët. Ata janë ankuar në Newsbomb.al dhe thonë se kanë mbetur në rrugë bashkë me fëmijët.

Siç shihet dhe nga pamjet që ata kanë dërguar në redaksinë tonë, banorët janë dyndur të gjithë në fund të pallatit dhe e vetmja zgjidhje nga ana e administratorit të caktuar nga kompania Tirana Administrim, sipas tyre, është që të paguajnë për çipin e ashensorit.

 

Ata janë shprehur se duhet të paguajnë 25 mijë lekë të vjetra personi për një çip dhe një familje prej katër anëtarësh duhet të paguajë plot 100 mijë lekë të vjetra, kjo, përveç tarifës fikse prej 12 mijë lekësh të vjetra që paguajnë çdo muaj.

Veç pagesave që banorët i konsiderojnë abuzive, ata thonë pretendojnë se nuk janë njoftuar paraprakisht për këto ndryshime dhe e vetmja mënyrë për të shkuar në apartamentet e tyre, është të blejnë çipat e ashensorëve.

Nisur nga situata kaotike, pranë godinave 22 dhe 23 në kompleksin “Mangalem” kanë shkuar dhe përfaqësues të Policisë së Tiranës, respektivisht disa efektivë dhe shefi i Komisariatit që mbulon këtë zonë. Mirëpo, administratori nuk ka pranuar të hapë derën edhe pas urdhrit të Policisë.

 


Më shumë