Hapësire reklamuese

Aktualitet

Banorët e Malbardhës festojnë Shën Mëhillin, problemi i tyre kryeplaku i fshatit: S’i hyn në punë askujt, vetëm mish ha

Shkruar nga Newsbomb
Banorët e Malbardhës festojnë Shën Mëhillin, problemi i

Dhjetëra banorë të fshatit Malbardhë të Kurbinit, si çdo vit tjetër edhe këtë vit janë mbledhur në kishën 8 shekullore për të kremtuar festën e Shën Mëhillit. Ky është një fshat i vogël por me shumë harmoni mes banorëve. Ndonëse, ka shumë myslimanë dhe pak katolikë të gjithë shkojnë mirë me njëri-tjetrin sa festat fetare i festojnë të gjitha sëbashku.

Këtë vit, në festën e Shën Mëhillit, përveç banorëve iu bashkua edhe kryetarja e Bashkisë, Majlinda Cara, dhe prifti i zonës ku të gjithë së bashku festuan. Por, problemi i banorëve qëndron te kryeplaku i këtij fshati, Ramazan Hidri, për të cilin kanë jo pak pakënaqësi.

Banorët për newsbomb.al kanë thënë se Hidri nuk përmbush detyrat e tij si kryeplak i fshatit dhe nuk merret me asnjë prej halleve të banorëve. Teksa na kanë vendosur në dispozicion disa video të kapura gjatë festës së Shën Mëhillit, ku kryeplaku shihet teksa ha dhe pi, banorët shprehen se ai është indiferent ndaj problemeve të tyre dhe nuk po bën punën që i takon.

“Por halli jonë është se kryeplaku mendon të hajë mish për vete, nuk di as të merret me hallet tona, shikoni një video që i kemi bërë ditën e festës. Ç’na duhet ky kryeplak që si hyn në punë askujt”, kanë thënë banorët për newsbomb.al

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese