Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Banorët e Këlcyrës kundër kërkimeve të “SHELL”, thirrje Ilir Bejtjas: Na mbështesni se do falimentojmë, na duhet të sillemi si prostituta të botës e ti lemë ata të na përdhunojnë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qytetarë të Përmetit dhe Këlcyrës prej ditësh janë ngritur në protesta duke kërkuar ndalimin e kërkimeve për naftë nga ana e kompanisë Shell.

Së fundmi, banorët e Këlcyrës dhe një nga operatoret në atë zonë, Elona Bejo i kanë dërguar një letër publike  zëvëndësministrit të Energjitikës, Ilir Bejtja duke ju lutur për mbështetje dhe një reflektim ndryshe mbi këtë çështje.

Bejo shkruan se “lufta” që banorët po bëjnë nuk është për interesa personale por për të ardhmen e vendit.

“Ju nuk keni kuptuar qe kete lufte ne e bejme, jo vetem per interesat tona personale, por per ate qe mendojme se eshte me e mira per vendin, natyren, te ardhmen dhe ekonomine e qendrueshme. Ne mendojme se plane afatshkurtra si ky shfrytezim I nentokes, jane edhe driteshkurtra dhe te tilla veprime te nxituara dhe te pastudiuara thellesisht dhe gjeresisht, e kane sjelle ekonomine e vendit ne kete derexhe ku ne na duhet te sillemi si prostituta te botes e ti leme ata te na perdhunojne 6 mije metra thelle vetem per ca para”,shkruan ajo.

Teksa shton se nëse kërkimet për naftë vazhdojnë do të pasurohen xhepat e kompanisë dhe shumë biznese turistike dhe familjet fshatare në atë zonë do të falimentojnë.

Postimi i plotë:

Zoti Ilir Bejtja! (Zevendesminister i Energjitikes)

Po ju shkruajme per te shprehur shqetesimin dhe qendrimin tone per kerkimet per nafte nga kompania Shell ne jug te Shqiperise. Ne kemi bere dy takime me ju por ju nuk na lini te flasim dhe nuk doni te na degjoni, madje edhe e ktheni ne lufte personale duke keqinformuar dhe sulmuar qellimisht sic bete dje ne emisionin televiziv. Ju nuk keni kuptuar thelbin e protestes tone.

Ju nuk keni kuptuar qe kete lufte ne e bejme, jo vetem per interesat tona personale, por per ate qe mendojme se eshte me e mira per vendin, natyren, te ardhmen dhe ekonomine e qendrueshme. Ne mendojme se plane afatshkurtra si ky shfrytezim I nentokes, jane edhe driteshkurtra dhe te tilla veprime te nxituara dhe te pastudiuara thellesisht dhe gjeresisht, e kane sjelle ekonomine e vendit ne kete derexhe ku ne na duhet te sillemi si prostituta te botes e ti leme ata te na perdhunojne 6 mije metra thelle vetem per ca para.

Skenari nr.1

Nese ju vazhdoni me kerkime per nafte ne bllokun 4 qe perfshin luginen e Vjoses, luginen e Zagorise, Drinosit, Lengarices, Deshnices, etj, dhe ju I procedoni te gjitha fazat e kontrates, ju do arrini detyrimisht ne shfrytezimin nga toka te rezerves se fundit me te madhe ne Europe. Kjo dihet qe ne vitin 1937 prej nje studimi te shkencetarit polak Zyber. Kjo do jete nje arritje per Shell patjeter, sepse do e lejoje ate te konkuroje tregun boteror te naftes qe ka ulur cmimet. Qeveria Shqiptare do marre lemoshe nga kjo kontrate.

Shell ka filluar qe tani te deklaroje qe kostot e nxjerrjes se naftes ne kete zone do jene shume te larta per shkak te thellesise se larte te vendndodhjes se depozites dhe cilesise se naftes dhe gazit te cilat duan nje proces te komplikuar rafinimi per shkak te toksicitetit qe permbajne. Te gjitha keto kosto do I paguajme ne sepse nderkohe cmimi I naftes do jete duke rene vazhdimisht. Te gjitha bizneset turistike do falimentojne dhe ne kete menyre edhe familjet fshatare qe marrin te ardhura drejtpersedrejti apo ne menyre te terthorte nga turizmi dhe bujqesia do varferohen.

Puset e naftes do jene te vendosura detyrimisht midis dy UNESCO-ve te shqiperise, Beratit dhe Gjirokastres, duke rrezikuar statusin e tyre dhe duke vendosur nje hendek industrial per turistet. Ekosistemi do demtohet ne menyre te pakthyeshme, te rinjte do ikin perfundimisht nga ky vend dhe e gjithe kjo mrekulli natyrore do shnderrohet ne nje kantier te industrise se rende. Te gjitha keto do ndodhin nderkohe qe bota do shkoje drejt energjise se paster dhe eleminimit perfundimtar te energjise fosile. Ne fund te kesaj historie, 25 vjet me vone, kur Shell te kete mbaruar se perdhunuari kete toke te shenjte, ne do jemi getoja e europes, nje toke e shkaterruar dhe e braktisur.

Skenari nr.2

E perjashtojme bllokun 4 nga kerkimet dhe nga opsionet e naftenxjerrjes. Stimulojme agroturizmin, ekoturizmin, turizmin kulturor, te natyres dhe aventures. Me nje vendim te vecante te autoriteteve por edhe me mbeshtetje teknike e profesionale, ndalojme perdorimin e pesticideve ne zone. Bujqesia biologjike automatikisht do marre zhvillim dhe ekosistemi do pasurohet. Cmimet e sherbimeve dhe prodhimit do rriten dhe ne gradualisht orientohemi tek turizmi elitar. Duke rritur cilesine, rriten te ardhurat dhe e gjithe zona do shnderrohet ne nje model te zhvillimit te qendrueshem.

Te rinjte do kthehen dhe nje optimizem i pergjithshem do frymezoje banoret per te investuar dhe cmimet e pronave do rriten. Permiresojme infrastrukturen dhe stimulojme investimet ne perdorimin e energjise se paster eksperimentale. Hapim nje ose disa shkolla profesionale me orientim nga bujqesia turizmi dhe inovacioni dhe fusim neper shkollat e te gjitha niveleve lende mesimore kushtuar shkencave te natyres dhe praktikave ne natyre. E dime, kjo eshte nje rruge e mundimshme dhe kerkon shume energji dhe ndoshta ju jeni te lodhur duke qeverisur 8 vjet e doni t’i bini shkurt, por, na besoni zoti z.minister, ne 10 vitet e ardhshme, ne i kemi fituar parate qe do fitonim me naften per 25 vjet.

Dhe, nese zgjedhim rrugen e mundimshme te zhvillimit te qendrueshem, nuk do jemi vetem. Sic e kemi patur deri tani, do vazhdojme te kemi mbeshtetjen teknike dhe financiare Bashkimit Europian qe do e shohe jugun e Shqiperise si perlen e turizmit europian. Kjo do na afroje me Europen dhe do na integroje me shpejt, por edhe do na jape integritetin dhe autonomine e duhur per te marre vendime te shendetshme per veten dhe te ardhmen. Nese veprohet keshtu, kjo do na nderoje ne syte e gjithe botes si partizane te mbrojtjes se natyres dhe te ardhmes dhe do na beje te barabarte me avangardet europiane.

Skenari nr.3

Nje rezistence e gjere popullore do marre dhene, te rinj brenda dhe jashte vendit do bashkohen per te mbrojtur Shqiperine nga kjo e keqe e madhe qe na kanoset. Per te mbrojtur ujin qe rrjedh ne kroje, pemet qe na bejne hije, kengen e barinjve, qetesine madheshtore te mesdites ne livadhet e paana ne do ngrihemi dhe kjo ka shume te panjohura dhe mund te na coje ne rruge qorre me kosto te medha. Askush nuk mund t’i parashikoje pasojat.

Ajo qe ne duam eshte thjesht dhe vetem te na degjoni, te na kuptoni dhe te na matni pulsin per te kuptuar ju vete qe jeni duke gabuar ne menyre te pakthyeshme. Ne jemi njerezit qe e bejme Shqiperine e prandaj jemi shume te rendesishem.

Ne do ju luteshim ne emrin tone dhe te familjeve tona te cilat jane frymezuar nga endrra jone dhe na mbeshtesin me vetemohim ne keto kohe te veshtira. Ne emer te Yllkes, Martes, Eldes, Valit, Mondes, etj, qe jane grate e fshatrave ne lugine qe sigurojne te ardhura dhe mbajne familjet me ndihmen qe i sjellin agroturizmit. Ju lutemi ne emer te Aleksit, Avenirit, Arbrit, Xhorxhos, Eltit, Dorines, Elones, Aldos, Mirit, Dones, Benit, Maqos, Sueles, etj qe jane shpirti i bukur dhe idealistet e fundit te mbetur ne Permet.

Nese ata ikin, qyteti vdes. Ju lutemi edhe ne emer te Rigelsit nga Gjirokastra, Kristines, Aleksandrit, Manjoles, ne emer te Mires nga Peshtani, Flores nga Gostivishti dhe mund te vazhdojme pa fund. Ju lutemi edhe ne emer te gjithe qytetareve te tjere te jugut te shqiperise qe jane ne gjume hipnotik apo kane rene ne kllapi nga varferia. A jeni ju gati te mbani ne ndergjegje gjithe kete krim ? A do mund te ndryshoni qasje dhe te mund te reflektoni pak me ndryshe ?

Faleminderit per vemendjen !

Per momentin, pa respekt !

Permetaret dhe Kelcyrjotet qe i thone JO naftes ne Jugun e Shqiperise

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img