Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Banorët e Gjoricës në protestë për Rrugën e Arbrit: Na kanë izoluar si fshat, projektin e kanë bërë sipas qejfit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Banorët e Gjoricës janë ngritur në protestë këtë të hënë për Rrugën e Arbrit. Në shenjë revolte ata kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin, ndërsa kanë thënë se janë të izoluar.

Sipas tyre firma që po kryen punimet nuk ka lënë rrugë dalëse, ndaj thonë se janë izoluar. Nëse nuk do të ketë plotësim të kërkesave, ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

“Këtu është një problem shqetësues, e kemi ngritur këtë problem disa herë. Na kanë thënë që këtu do lihet hyrja, tani e kanë bllokuar.Pse të bllokohet vetëm, populli i Gjoricës? Këtë duam ne, duam rrugë dalje”, thanë banorët.

Banorët shprehen se firma nënkontraktore që ka ndërtuar këtë lot të Rrugës së Arbrit nuk është konsultuar me ta.

“Këtë rrugë e zuri firma, në bashkëpunim me shtetin nuk e di si kanë punuar.Projektin e kanë bërë sipas qejfit të vet këta. Ne na ka bllokuar brenda, nuk kemi nga të lëvizim fare”, u shprehën banorët.

Më shumë




spot_img








spot_img