Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu sulmoi hapur të birin e George Sorosit, Aleksin nga protesta e banorëve të Astirit.
Ai deklaroi se ‘Europa e do më shumë Shqipërisë se sa e do Aleks Sorosi të atin’. Balliu iu referua deklaratës së Aleks Sorosit se ‘’Europa duhet të përballet me ‘albanofobinë’, e cila e shtyu t’i refuzojë vendit tonë hapjen e negociatave. Ai fajësoi dhe kryeministrin Rama për dëshimin e hapjes së negociatave, pasi është i lidhur me krimin e organizuar.
Momentalisht, banorët e Astirit po protestojnë në trotuarin e kryqëzimit të ‘’Unazës së Re’’, jo në rrugë.
'Prandaj nuk hapen negociatat se janë mbushur parlamenti dhe bashkitë me kriminelë. Kush e vuri Kajmakun kryebashkiak të Vorës, banorët e Astirit apo Merkeli? E vuri Rama. Po genocidin te Astiri kush e bën? Edi Rama.
Edi Rama është kthyer në kërcënim për interesat kombëtare. Madje është kthyer dhe në kërcënin rajonal. Duke parë deklaratën e Macronit, për Shqipërinë tha se nuk ishim vetëm ne kundër, por shumë vende, ndërsa Maqedonia nuk kishte aq shumë kushte për të nisur bisedimet Rama pengoi dhe hapjen e bisedimeve të Maqedonisë. Por s’emi nevojë të dëgjojmë Macronin se çfarë ndodh këtu te ne. Nuk na duhet asnjë gjuhë e huaj që po bëhet projekt mafioz, që po futen kryebashkaikë me kriminelë.
Një politikan i përgjegjshëm do të kishte dhënë dorëheqjen në këtë situatë. Por, Rama, jo nuk bëri kështu. Ai iu sul Europës, siç ka pritur për vite me radhë, duke fajësuar Macronin. Ka lëshuar dhe Alels Sorosin që të thotë se Europa po bëhet raciste me Shqipërinë. Sa e do Shqipërinë Europa, nuk e do Aleks Sorosi babain e vet.
Rama nuk mund ta bëjë popullin shqiptar ta urrejë Europën. Është familja jonë, habitati jonë natyral. E kishte hallin te kushtet e Vuçiçit dhe jo te kushtet e Europës’’, foli para banorëve të ‘’Unazës së Re’’ Klevis Balliu.
LEXO MË SHUË: Mos-hapja e negociatave, Alex Soros mbështet Shqipërinë: Europa duhet të përballet me Albanofobinë e saj!