Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit protestojnë te Kryeministria: Paralajmërimi i fundit, shtëpitë tona do t’i mbrojmë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Banorët e disa zonave të Tiranës janë duke protestuar paraditen e kësaj të diele para Kryeministrisë. Ata kërkojnë zgjidhje për shtëpitë e tyre që preken nga projektet e rindërtimit dhe zhvillimit të kryeqytetit.

Për mediat, ata kanë thënë se do t’i mbrojnë shtëpitë e tyre deri në fundit, si dhe kanë theksuar se ky është paralajmërimi i fundit për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Kur jeton mbi 20 vite në një vend ti quhesh i ligjshëm. Këta po tallen, nëse duan luftë, do e kenë. Normal se shtet është të nxjerr jashtë por unë do reagoj, nuk jemi popull dele”, ka thënë një prej banorëve për mediat.

“Kemi protestuar për të drejtën e pronës. I kemi kërkuar që të na japin një dëgjesë publike, një sqarim. Realisht nuk na është dhënë asnjë sqarim. Kam 17 vite që jam në proces legalizimi. Kam 35 vjet në atë zonë, qëkur kam lindur. Çfarë qeverish kanë ardhur dhe kanë ikur vetëm premtime. Nuk duam premtime, por gjëra konkrete”, është shprehur një banor tjetër.

Më shumë


spot_img









spot_img