Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Banore e Big Brother, Olsa Muhameti “nuk ia përton” Teas: Mund ta kisha dëmtuar shumë, por heshta…

Lajme të ngjashëm

Autorja e programit të “Përputhen”, Olsa Muhameti ka folur sot për konkurrentet e këtij formati, të cilat janë bërë pjesë e “Big Brother Vip”.

Teksa ka qenë e ftuar në “Wake up”, ajo ka përmendur edhe Tean, për të cilën është shprehur se vazhdon akuzon të tjerët për situata që i ka krijuar vetë. Olsa u shpreh se ajo mund ta kishte dëmtuar Tean si personazh, por ka heshtur.

“Gjërat mes meje dhe Teas nuk janë sheshuar tamam, por kam qasjen që gjithmonë t’i respektoj dhe t’i fal. Tea vazhdon akoma dhe akuzon të tjerët për situata që i ka krijuar vetë dhe është bërë pjesë e lojës vetë, pa e drejtuar askush nga ne.

Tea i di shumë mirë këto. Unë Tean mund ta kisha dëmtuar shumë si personazh, por heshta në atë kohë dhe po hesht sepse nuk kam dashur ta dëmtoj”, u shpreh Olsa Muhameti.


Më shumë