Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

“Bankers Petroleum” i shpëton gjobës prej 104 milion lekësh, Anila Denaj pezullon VENDIMIN (DOKUMENTI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

abf9a1568d314be6b32b613668b0a0f2

“Bankers Petroleum” nuk do paguajë gjobën e rëndë prej 104 milionë lekësh.

Ky është vendimi më i fundit i ministres Anila Denaj , që e shpëton kompaninë nga gjoba e majme, që do t’i bënte shtetit pas dëmit, i cili u zbulua gjatë një inspektimi në vitin 2017.

Ministrja e Financave, e ka bërë këtë të ditur përmes një shkrese dërguar Drejtorisë së Doganave, ku thuhet se pagesa për “Bankers” do të pezullohet në një urdhër të dytë.

Shkresa mban datën 17 korrik 2019, dhe mes të tjerash në të thuhet se një nga arsyet e pezullimit është fakti, se po shqyrtohet ende dosja, si edhe ka ende problematika.

Njëherësh ministrja e Financave sheh dhe “kompleksitetin dhe volumin e kësaj çështjeje”, madje përmend dhe situatën e krijuar “në kushtet kur për këtë çështje është investuar Avokatura e Shtetit e dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë”.

Sakaq, në fund Denaj urdhëron që Autoriteti Doganor të procedojë me pezullimin e procedurës administrative, po ashtu autoriteti doganor duhet të njoftojë dhe “Bankers Petroleum” në lidhje me këtë pezullim.

111.jpg

22.jpg

Më shumë

spot_img