Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Bankat në pikë të hallit', Rama flet për përballimin e krizës: Do mbështesim bizneset e vogla, të mëdhatë të fundit në rradhë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka folur për mbështetjen që qeveria do të japë për bizneset që do preken nga situata e krijuar nga koronavirusi, i cili deri më tani në vendin tonë ka shënuar 59 të infektuar dhe 2 viktima.

Rama ka deklaruar për news 24 se do të mbështesë bizneset e vogla ndërsa për bizneset e mëdha ka thënë se ata janë të fundit në rradhë.

Sakaq kryeministri ka theksuar se i prekur realisht nga kjo situatë është dhe turizimi, ndërsa sa i përket shtyrjes së kredive theksoi se nuk mund të tejkalojë 3 mujorshin për të mos i lënë bankat në ‘pikë të hallit’.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Qeveria do tju japë një siguri financiare. Te gjithë ata që kanë një sipermarrje të vogël qeveria do ju japë ne instrument per pagën e tyre. Kjo do të vendoset sapo grupi i eksperteve te arrijë një konkluzion, ditën e nesërme.

Kam unë një sugjerim për bizneset e kompanitë e mëdha ata të parët të kuptojmë që jemi në luftë dhe ata të mbajnë rradhën dhe të lenë të tjerë të kërkojnë ata janë të rëndësishëm por janë të fundit në rradhë.

Me këtë nuk dua të them se ata nuk do i konsiderojmë por ata në këtë luftë të jenë në krah të popullit dhe jo xhepit të përkrahin shtetin dhe mos ta shohin si bankë.

Ne ate që kemi vendosim prioritete dhe se pari janë fëmjët të moshuarit që janë bizneset e vogla. Dhe sigurisht pastaj vijnë këta të medhate. Në mos gabohem vitin e shkuar kanë marrë një shumë të madhe nga dividenti atë shumë ta vendosin ne dispozicion të luftës dhe mos planifikojn blerje të veturave të reja dhe e udhetime.

Shtyrja e kredive:

Ne kemi marrë parsysh gjithcka që ne mund të bëjnë kreditë janë shtyrë për 3 muaj dhe nenjehere do të marrin mbështetje... ne ti lemë bankat pastaj në pike të hall. Për ca arsye duhet të shohim me cfare do ta financojme ne luften. Dëshira në kohë paqeje këto nuk janë sugjerime ne kohë lufte. Ne jemi në luftë dhe nuk është bërë deti kos. Dua të jemi i drejpërdrejt respektoj maksimalisht e konsideroj të turpshme që ata njerëz që mbajnë në punë të akuzohen dhe baltosin por sot është koha tu them që duhet te sakrifikojnë për popullin shqiptarë.

Ne do të mbështesim njerëzit në punojnë në biznese. Vazhdimësinë e bizneseve duke pasur pasurasysh biznese që janë prekur realisht. Në Shqipëri është prekur realisht turizimi. Të mëdhenje të vegjël duhen mbëshjtetur. Çfarë mbështetje duhet tu japim atyre që vijojnë aktivitetin që po rrisin në mënyrë abuzive çmiemt e po fitojmë më shumë se çfitonin normalisht... Kjo është ilegale në kohë paqeje dhe krim në kohë lufte.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll