Hapësire reklamuese

Ekonomi

OTP, BKT e Intesa dërgojnë miliona jashtë vendit! Fitime rekord me borxhin e qeverisë

Shkruar nga Newsbomb
OTP, BKT e Intesa dërgojnë miliona jashtë vendit! Fitime rekord

Me rritjen e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë për të luftuar inflacionin, bankat tregtare u treguan mjaft agresive duke blerë tituj borxhi shtetëror që u siguroi atyre kthime të shpejta dhe të kënaqshme pa rreziqe të mëdha dhe duke siguruar kështu fitime rekord.

Shifrat tregojnë se aktivet e sektorit bankar në fushën e letrave me vlerë u rritën me 10.5% ndërsa,  kredidhënia u rrit me vetëm 3.4 % pasi kriteret u bënë dhe më të vështira dhe të ashpra për qytetarët.

Eksperti i Ekonomisë, Eduart Gjokutaj, për TopChannel është shprehur se bankat në Shqipëri nuk merren me biznesin e mesëm dhe të vogël dhe me qytetarët e thjeshte, kjo për shkak të kritereve të vendosura për marrjen e një kredie.

 “Bankat në përgjithësi janë të ngurta kanë një karakter më shumë të bankave tregtare ndryshe si bankat simotra në vendet evropiane. Në Shqipëri bankat janë të tilla që luajnë një politikë nuk merren me biznesin e mesëm dhe të vogël dhe me një pjesë të individëve për shkak të kritereve shumë strikte për aplikimin për kredi”, tha Eduart Gjokutaj.

Duke qenë se kreditë më të mëdha iu dhanë sektorit të pasurive të paluajtshme, me 660 milionë euro, Gjokutaj shtoi se bankat duhet t’i shërbenin sektorëve të ekonomisë si bujqësia apo atyre që mbartin edhe një lloj risku.

Sipas Open Data, në 2022-in, tre bankat më të mëdha në vend BKT, OTP Bank dhe Intesa Sanpaolo dërguan jashtë vendit 20.9 miliardë lekë apo 190 milion euro dhe sipas ekspertit këto para i mungojnë ekonomisë së venit.

 “Më së shumti janë lëvizje riatdhesime të parave, falë edhe politikave fiskale favorizuese që nuk i takson riatdhesimet e parave në vendet e destinacionit. Dhe natyrshëm e gjitha kjo tregon që me anë të likuiditetit të tyre ndihmojnë më shumë Bankat e tyre mëma, sesa pjesën e asaj çfarë duhet të kishin të ekspozuar në Shqipëri”, shton eksperti.

Bankat tregtare në Shqipëri gjithnjë e më shumë kanë rritur varësinë ndaj borxhit të varur që ka arritur në nivelin 11.5% ndaj kapitalit rregullator. Ato për të plotësuar kriteret që i ka vendosur Banka e Shqipërisë, financohen nga kompani private dhe individët në mënyrë që t’i kenë duart e zgjidhura për të shpërndarë fitimin te aksionerët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese