Hapësire reklamuese

Ekonomi

Banka Qendrore Europiane rrit në nivel rekord normën e interesit

Shkruar nga Newsbomb
Banka Qendrore Europiane rrit në nivel rekord normën e interesit

Banka Qendrore Europiane ka rritur sërish normën e interesit me 0.75%, një nivel rekord që synon t’i bëjë ballë inflacionit të lartë në eurozonë.

Banka Europiane ka ngritur nivelin e parashikimit për rritjen ekonomike me 3.1% për vitin 2022, por ul parashikimin për vitin 2023 me 0.9%. BQE ka rritur edhe perspektivën e inflacionit në 8.1% në vitin 2022 dhe 5.5% në 2023.

Inflacioni po rritet ndjeshëm për shkak të shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Shtetet europiane po detyrohen të marrin masa ekstreme për të përballuar dimrin e vështirë që është përpara, duke limituar edhe temperaturën maskimale të ngrohjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.