Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Banka Qendrore e Maqedonisë urdhër atyre të nivelit të dytë: Tërhiqni paratë nga Greqia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c9aa6edc099629f105ed030d77b22cd4

Maqedonia i ka urdhëruar bankat e veta që t’i tërheqin parat nga bankat e Greqisë dhe të ndërmarrin “masa parandaluese” për ta kufizuar largimin e kapitalit në fqinjin e saj jugor, që kërcënohet nga një krizë me thellë financiare.

Kjo lëvizje nga Banka Qendrore e Maqedonisë u bë dje, pasi Athina ka deklaruarshpallur se do të ndërmarrë kontroll të kapitalit dhe do t’i mbyllë bankat, meqë kreditorët ndërkombëtarë refuzuan ta vazhdojnë kredinë, ndërsa qytetarët janë rreshtuar për tërheqjen e parave të tyre të gatshme, transmeton Ina.

Banka Qendrore e Maqedonisë në Shkup tha se masat e saj janë “të karakterit të përkohshëm, që kanë për qëllim shqyrtimin e rrezikut të një rrjedhjeje më të madhe të kapitalit nga Maqedonia te fqinji jugor, që mund të shkaktoj shkatërrim të konsiderueshëm të bilancit të pagesave dhe të stabilitetit të sistemit financiar”.

Bankat në pronësi greke i kanë afro 20% të pasurive bankare të përgjithshme në Maqedoni dhe kanë aksione të rëndësishme në bankat e Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo gjë e ka shtuar mundësinë që qeveritë e këtyre vendeve të marrin masa ndihmëse për bankat e nivelit të dytë nëse sistemi bankar i Greqisë shkatërrohet.

Lexo edhe: Orë decizive në Athinë, Evropa kërkon ta mbajë Greqinë brenda

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img