Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
1kmh
0 %
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
23 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Banka e Shqipërisë/ Sejko guvernatori i ri?

Lajme të ngjashëm

Propozimi i Gent Sejkos nga presidenti Bujar Nishanit për guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë duket se është pranuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, edhe pse Partia Socialiste ka patur rezervat e veta.

Siç bën publike gazeta “Mapo”, Gent Sejko do të thërritet në Komisionin e Ekonomisë dhe do të pyetet për politikën monetare të Bankës së Shqipërisë.

Burime të gazetës bëjnë me dije se i vetmi që nuk e ka kritikuar këtë kandidaturë ka qenë kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Meta, i cili ka njohje të vjetra me Sejkon, që nga koha e universitetit. Që në fillim, Meta deklaroi se ky dekret do të shqyrtohej normalisht nga Kuvendi, edhe pse deputetë të PS-së, si Erjon Braçe dhe Ervin Bushati ishin kundër kandidaturës së Sejkos.

Që nga skandali i vjedhjes së 713 milionë lekëve, Banka e Shqipërisë ka mbetur pa guvernator. Ish-guvernatori Ardian Fullani u shkarkua për abuzim me detyrën dhe është duke u ndjekur penalisht në gjendje të lirë.

Më shumë