Hapësire reklamuese

Aktualitet

Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit, Sejko: Ekonomia në rrezik nga inflacioni i lartë, të gatshëm për të ndërhyrë

Shkruar nga Newsbomb
Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit, Sejko:

Guvernatori i Bankës së Shqipëri, Gent Sejko, deklaroi sot se Nivelet e larta të inflacionit janë rreziku kryesor për ekonominë e vendit. Në një deklaratë për mediat Sejko bëri me dije se përgjatë vitit 2022 inflacioni do të vijojë të mbetet i lartë, teksa shtoi se pritet një ndryshim përgjatë vitit 2023 në varësi të çmimeve në tregjet e huaja.

Ai tha se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.5%, ndërkohë u shpreh se janë të gatshëm që të ndërhyjnë për të garantuar stabilitetin e ushqimeve në vend.

“Rritja ekonomike do mbetet pozitive në afatmesëm. Inflacioni parashikohet të qëndrojë në nivele të larta gjatë 2022. Stabilizimi i çmimeve në tregun e huaj, do ulë presionin ndaj inflacionit në vend. Inlfacioni parashikohet të kthehet në 3% në gjysmën e parë të vitit 2024. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi të rrisë me 0.5% normën bazë të interesit nga niveli i 1.25% në 1.75%. Të rrisë me 0.5% normën e interesit të depozitës njëditore”,  tha Sejko.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll