Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit, Guvernatori Sejko tregon sa vite duhen për normalizimin e ekonomisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë një deklarate për shtyp tha se aktiviteti ekonomik është drejt përmirësimit dhe se pritet të normalizohet brenda dy viteve.

Ai u shpreh se tregu i punësimit shënoi një rënie në 3 mujorin e katërt të vitit 2020, kjo edhe për shakun e pandemisë. Sipas Sejkos do të mbetet e pandryshuar norma bazë e interesit, ndërsa kursi i këmbimit do të mbetet i qëndrueshëm.

“Aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Inflacioni ishte më i ulët nga se pritej. Ecuria u ndikua nga çmimet e ushqimeve. Aktiviteti ekonomik po shkon drejt përmirësimit. Politika fiskale do të mbetet simuluese. Rritja e kreditimit po stabilizon ekonominë. të ardhurat buxhetore kanë pësuar rënie të lehtë. Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Nuk ka ndryshuar norma bazë për lekun. Turizmi është test sesi do të vijë rritja ekonomike. Pasiguritë janë të larta. Parashikimet ekonomike varen edhe nga pandemia. Politika jonë, për të promovuar monedhën kombëtare. Shtrëngimi i masave ndaj Covid ndikoi në punësim”, u shpreh Sejko.

Më shumë

spot_img