Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
51 %
5.7kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
37 °
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit, Sejko: Gjatë 2021 deri në 2022 stabilizohet ekonomia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin. 0.5 për qind.

Gjatë një deklarate për media, guvernatori Gent Sejko tha se gjatë vitit të kaluar papunësia u rrit me 11.8%, apo u pakësuan me mbi 40 mijë vendet e punës.

Megjithatë sipas Sejkos, gjatë marsit të 2021 ekonomia shqiptare tregoi shenja përmirësimi me rënien në nivel rekord të ulët (nën 8%) të kredive me probleme, si dhe stabilizimi i tregut të këmbimit.

Ky stabilizim i ekonomisë do të ndihmohet nga stimujt për biznesin dhe investimet, si dhe turizmi dhe aktivitetet prodhuese përgjatë 2021 dhe 2022.

“Politika monetare duhet të mbetet në kahun lehtësues, stimuli monetar do të përkthehet në rritje të pagave, stimulin e bizneseve, dhe investimet. Inflacioni pësoi një rritje për shkak të rritjes së çmimit të ushqimeve. Këto kishin vetëm efekte kalimtare në nivelin e inflacionit. Rritja ekonomike u mbështet në zgjerimin e eksporteve, aktiviteteve prodhuese.

Aktiviteti ekonomik në vend u tkurr me 3.3%, u humbën rreth 43 mijë vende pune apo 11.8%. Për vitin 2021 stimuli fiskal ka formën në mbështetje të programit të rindërtimit dhe të infrastukturës. Tregjet financiare operojnë të qeta, kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Sektori bankar ka vijuar të financojë bizneset dhe familjet. Treguesi i kredive me probleme zbriti për herë të parë nën nivelin 8 për qind.

Projeksionet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Procesi i vaksinimit në vend dhe botë, stimuli monetar. Skenari bazë i parashikimeve parashikon një rimëkëmbje më të qëndrueshme në 2021-2022. Aktiviteti ekonomik do të udhëhiqet nga konsumi familjar, eksporti. Norma bazë e interesit në nivelin 0.5% përqind nuk ndryshon. Norma për kreditë në 0.1 % nuk ndryshon”, tha guvernatori Sejko.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img