Banka e Shqipërisë thotë se gjatë muajit prill dhe maj të këtij viti inflacioni pësoi rritje.
Kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se inflacioni vijon të mbetet nën objektiv. Ndërsa po gjatë këtyre muajve, u rritën çmimet e ushqimeve dhe çmimi i naftës.
Rritja ekonomike për dy vitet në vazhdim pritet të jetë mbi 5%, tha Sejko, por kjo mbetet e kushtëzuar nga niveli i një sërë rreziqeve, përfshi edhe situatën nga pandemia në vjeshtë.
Vijon…