Hapësire reklamuese

Aktualitet

Banka Credins lançon projektin: Pedalo! Një makinë më pak, një kënaqësi më shumë

Shkruar nga Newsbomb

Banka Credins, një nga bankat më të mëdha në vend, ka lançuar një projekt të ri “Pedalo”!

Një makinë më pak, një kënaqësi më shumë”. Ky projekt interesant, synon ndërtimin e stacioneve të biçikletave pranë çdo degë të bankës Credins. Projekti është pritur me entuziazëm nga drejtuesit dhe stafi I bankës. Aktualisht, janë finalizuar 3 stacione biçikletash në degët tona të Tiranës. Këto stacione vijnë me një koncept ide dhe dizajn mjaft interesant. Jo vetëm një stacion biçikletash, por dhe një kënd I gjelbëruar me lule e bar, për të shtuar hijeshinë pranë çdo dege.

Pedalojmë së bashku, ka bërë bashkë stafe dhe klientë të bankës, të cilët menjëherë kanë filluar të përdorin biçikletat për të lëvizur. Kombinuar dhe me infrastrukturën e përmirësuar në qytetin e Tiranës në kuadër të projekteve të ndërmarra dhe nga Bashkia Tiranë, është mundësuar lëvizja me biçikleta e cila sa vjen dhe rritet çdo ditë.

Kjo nismë vjen sot, në kushtet kur duhet të kujdesemi më shumë se kurrë për veten, për një shëndet më të mirë, për pak më shumë sport e lëvizje, për një jetë më të shëndetshme e me më pak stres.

Gjithashtu, lëvizja me biçikletë ndikon në një qytet më të pastër, me më pak lëvizje makinash sidomos në zonat qëndore, duke reduktuar gazrat e dëmshëm dhe duke përmirësuar cilësinë e ajrit dhe padyshim ul dhe kostot tona duke shpenzuar më pak dhe kursyer kohën nëpërmjet një parkimi të shpejtë.

Banka Credins ka qënë dhe do vazhdojë të jetë gjithmonë mbështetëse e projekteve të cilat ndikojnë në një mjedis të bukur e të pastër për ne familjarisht.

Banka Credins ka ndërmarrë vazhdimisht nisma interesante në projekte që kanë të bëjnë me mjedisin duke I dhënë rëndësinë maksimale cilësisë së jetës që na jep një mjedis I pastër dhe I gjelbërt. Të gjithë së bashku duhet të kujdesemi për të reduktuar ndotjen, ulur përdorimin e plastikës, përdorur sa më pak makinat apo duke kursyer përdorimin e ujit dhe energjisë, për një mjedis më të bukur sot dhe në vitet në vijim.

Foto_2.jpg

Foto_3.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll